Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve ku u bë përzgjedhja e asamblistëve në komunën e Podujevës, asamblisti nga radhët e VV-së  Fitim Haziri ka mbajtur premtimin e dhënë, raporton Llapi.info

Ai pagën  e tij prej asamblisti e ka ndarë për tre studentë të zgjedhur nga komisioni.

Fatmir Fazliu nga komisioni në një intervistë për Llapi.info ka treguar sesi janë përzgjedhur studentët.

Më poshtë ja edhe intervista:

 

1.Ju keni qenë pjesë e komisionit i cili ka bërë përzgjedhjen e studentëve si fitues të bursës të cilën e ka dhënë asamblisti i VV- së, Fitim Haziri. A mund të na tregoni sesi ka shkuar procesi i përzgjedhjes sëfituesve të bursës?

z.Fatmir Fazliu: Pas fitimit të mandatit si asamblist në Kuvendin Komunal të Podujevës, sipas premtimit të dhënë në fillim të fushatës, Fitim Haziri na luti që të marrim përsipër procesin e përzgjedhjes së përfituesve të bursës. Kjo u bë me qëllim të përzgjedhja të bëhej krejtësisht në mënyrë të pavarur nga kandidati apo partia politike, sipas kritereve të shpallura: suksesi në studime dhe nevoja për përkrahje financiare për vazhdimin e studimeve.

  1. Prej sa anëtarëve është përbërë komisioni?

z.Fatmir Fazliu: Komisioni u formua në përbërje nga pesë anëtarë, nga sektorë të ndryshëm:Qendra për Punë Sociale, arsimi dhe shoqëria civile. Shumica e anëtarëve të komisionit nuk njiheshin paraprakisht as me ofruesin e bursës e as me njëri-tjetrin.

  1. Si ka qenë forma e aplikimit për fitim të bursës dhe sa ka zgjatur koha e aplikimit?

z.Fatmir Fazliu: Me qëllim të lehtësimit të aplikimit, u zhvillua një forme aplikacioni online (google forms). Përveç të dhënave personale aplikuesit u janë përgjigjur pyetjeve për: notën mesatare, drejtimin, vitin dhe institucionin ku studiojnë; numrin e studentëve në familje; mënyrën e financimit të studimeve; nëse janë përfitues të asistencës sociale si dhe një përgjigje në pyetjen se pse ata konsiderojnë se e meritojnë bursën. Thirrja për aplikim u shpërnda në profilin ne facebook të kandidatit (ku edhe u bë premtimi) si dhe nga mediet lokale (llapi info). Forma e apliokimit ka qene e hapur nga data 11.11.2017 deri ne 24.11.2017 ne ora 24:00.

 

  1. Sa studentë kanë aplikuargjithsejtë?

z.Fatmir Fazliu: Në total kane aplikuar 43 studente.

  1. Cilat kanë qenë format e seleksionimit të aplikuesve?

z.Fatmir Fazliu: Me qëllim të selektimit të një liste të ngushtë prej 10 aplikantësh, janë caktuar kriteret për poentim dhe janë shqyrtuar aplikacionet në mënyrë anonime (duke u caktuar kode). Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë  janë ftuar për një intervistë të shkurtër. Në intervistë janë paraqitur të gjithë të ftuarit, por njëri nga ta ka deklaruar se e ka plotësuar aplikacioni thjesht për t’u bindur së përzgjedhja do të bëhej sipas kritereve të proklamuara dhe e pavarur nga asamblisti ofrues i bursave.

  1. Sa përfitues të bursës kanë qenë?

z.Fatmir Fazliu: Komision ka vlerësuar se 8 prej 9 aplikantëve të intervistuar i plotësojnë kriteret, dhe nga mesi i tyre ka përzgjedhur tre kandidatë të cilët kanë marrë pikët maksimale. Për pesë tjerët do të bëhen përpjekje që të gjendet ndonjë mënyrë tjetër për mbështetjen e tyre dhe do të merren në konsideratë vitin e ardhshëm.

  1. Pas përzgjedhjes së fituesve çfarë procedurash janë ndjekur?

z.Fatmir Fazliu: Pas perfundimit te perzgjedhjes se perfituesve, asamblistit Fitim Haziri i janë dorëzuar aplikacione e tre të përzgjedhurve, për të vazhduar me lidhjen e marrëveshjeve me shkrim për bursën dhe transferin bankar të shumës në xhirollogaritë e përfituesve.