Tradita shumëvjeçare e kompanisë nga Podujeva, ‘Berisha Group’, sot është kurorëzuar me vënien e gurthemelit të projektit gjigant “Park Rezidencë” në Prishtinë, aty ku po vendosen Themelet e Prishtinës së Re.
Me një festë të veçantë pranë shumë të ftuarve nën tingujt e muzikës, është prezantuar ky projekt madhor zhvillimor.
Berisha Group, në të njëjtën kohë, ka shpalosur edhe ofertën më të mirë deri me tani, me ç’rast ju mund të bëheni me banesë për 10 vjet, duke paguar direkt në Berisha Group me këst mujor.
16 objekte në një hapësirë unikë, qendër tregtare me 3000 m2 e qasshme në të gjitha anët, pedonale dhe taverna të gjitha të lidhura në mes veti, Park Tower aty ku do të frymojë kreativiteti janë disa nga ato që do të sjellin frymë dhe atmosferë të veçantë në Prishtinë.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore, Brahim Selimaj u shpreh se duhet të inkurajohen investitorët që duan të ndërtojë në Kosovë.
“Pa prodhim nuk ka investim më të madh për brezin e ri, inkurajon Berisha Group që të sjellin cilësi të mirë dhe jehonë të madhe të kësaj qendre deri në Hajvali. Mendojë se ky eveniment sot është një perspektiv e së ardhmes e cila ndihmon në zhvillim ekonomik dhe të ardhmen e të rinjve. Kjo është meritë e madhe e juaj Berisha Group”, u shpreh Selimaj.
Ndërkaq, arkitekti Lul Nuza, u shpreh se me këtë ne po projektojmë të ardhmen.
“Një sipërfaqe që ka një impakt të jashtëzakonshëm, kemi ideuar një lagje të tërë që krijojnë një jetesë kualitative, për të gjithë qytetarët që janë të etur për një jetës. 16 objekte duke filluar nga 6 deri 12 kate, parku i qytetit, tamavaj që ndan blloqet mes veti, institucion parashkollor, shtëpi e shëndetit, pedonale, objekte administrative, sigurim maksimale që menaxhohet 24 orë dhe në baza ditore janë ato që përbëjnë Park Residence”, deklaroi Nuza.
Naim Berisha, pronar i kësaj kompanie falënderoi të gjithë të pranishmit dhe punëtorët e Berisha Group.
“Pas synimit tonë për të investuar në Prishtinën e Re menjëherë lindët idetë se kush do të jetë bashkëpunëtori ynë i cili edhe e projektoi këtë projekt madhështor zotit Lul Nuza”, tha Berisha.
Berisha Group ofron edhe një mundësi për të gjithë ata që duan të fillojnë jetesën në Park Residence, me 30 për qind pjesëmarrje dhe pjesa tjetër të paguhet në këste mujore në afat prej 10 vitesh.
Në fund u prezantua edhe qendra madhështore dhe kryevepra që ia shtonë hijeshinë kryeqytetit me objektet dhe hapësirat e nevojshme për jetesë.
Ndryshe, “Berisha Group” është kompania më e suksesshme llapjane.
Artikull i sponsorizuar