Shtetet evropiane kanë vendosur t’I mbrojnë kompanitë e tyre pas sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në kohën kritike të përpjekjes për të mbajtur marrëveshjën bërthamore aktive dhe të vazhdimit të përfitimit ekonomik të Iranit.
Zëdhënësja e kryeministres britanike Theresa May, tha se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar gjatë një telefonate më 11 maj se duhet të diskutohet se si sanksionet e reja ndaj Iranit për naftën dhe sektorin banker do të ndikojnë në kompanitë evropiane që operojnë nën marrëveshjen e vitit 2015, të cilën Trump e ka tërhequr, shkruan REL.
Britania, Franca dhe Gjermania bashkë me Rusinë dhe Kinën, deklaruan se do të mbeten të përkushtuar në respektimin e marrëveshjes dhe besojnë se është mënyra më e mirë për të siguruar se Irani nuk do të vazhdojë me krijimin e armëve bërthamore.
Presidenti Iranian Hassan Rohani, ka deklaruar se do të vazhdojë me respektimin e marrëveshjes, përderisa ekonomia e vendit do të vazhdojë të përfitojë nga lirimi i sanksioneve.