Në një sqarim për media, Komuna e Gjilanit ka treguar se flamujt e Francës janë vendosur në qytet në shënim të Ditës Kombëtare të tyre e jo në përkrahje përballë Kroacisë
“Komuna e Gjilanit sqaron opinionin publik se me vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë në asnjë mënyrë me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës”, thuhet në sqarim.
“Komuna njofton opinionin se të dielen do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin “Agim Ramadani”, shkruan më tej në njoftim.
Sipas Komunës, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës.