Komuna e Podujevës ka bërë të ditur se sot është hapur aplikimi në projektin për mbështetje me grante për të rinjtë dhe bizneset aktive në këtë Komunë, shkruan Llapi.info.

Siç njofton Komuna e Podujevës, projekti është i financuar nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik (DPZHE) dhe Business Support Center Kosovo (BSCK).

“Ftesë për aplikim me Projekt – Propozime, për mbështetje me grante, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve dhe bizneseve aktive për zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive për ndërmarrësi dhe biznes plane, si dhe dhurimin e granteve për biznese në Komunën e Podujevës”. Projekti është i financuar nga Komuna e Podujevës, përkatësisht, Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik (DPZHE) dhe Business Support Center Kosovo (BSCK)”, thuhet në njoftim.

Për më shumë rreth kësaj ftese për aplikim klikoni KËTU./Llapi.info