Komuna e Podujevës ka hapur tenderin për ndërtimin e tri urave, përkatësisht nga një në fshatin Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë, raporton Llapi.info.

Ndërtimi i këtyre urave kap shifrën e mbi 100 mijë euro, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre do të financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.

Kështu pati bërë të ditur pak javë më parë kreu i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke nënshkruar marrëveshjen me ish-ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Ai në një postim në Facebook pati shtuar se vlera e përgjithshme e projekteve është 102 mijë euro, në të cilat MZHR do të participojë me 60 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Podujevës.

“Me Ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e tri urave të reja në fshatrat Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë. Me këtë rast vlerësova bashkëpunimin me këtë ministri përmes të cilit janë realizuar projekte të dobishme në Komunën e Podujevës. Gjithashtu shpreha përkushtimin tim të plotë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tri projektet, të cilat do t’i realizojmë përmes këtij bashkëfinancimi janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e fshatrave në fjalë, sidomos këtë vit ku nga vërshimet është dëmtuar shumë infrastruktura rrugore, veçanërisht urat në disa lokalitete”, ka shkruar ai./Llapi.info

Më poshtë tender që hapur për ndërtimin e këtyre urave:

Bulliqi nënshkruan marrëveshjen: Tri ura te reja do të ndërtohen në Komunën e Podujevës