Komuna e Podujevës ka hequr dorë nga realizimi i projektit nga Vrella e Revuçës, që i bën me ujë të pijes fshatrat: Metehi, Zakut, Dobërdol, Kërpimeh, Revuçë, Pakashticë e Epërme dhe Pakashticë e Poshtme, njofton Llapi.info
E lënia pa ujë të pijës shtatë fshatra të kësaj komune, ka reaguar këshilltari i VV-së, Fitim Muçolli.
Muçolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se për projektin e ujësjellësit ‘Vrella’ kanë kontribuar financiarisht edhe qytetarët.
“Tash e disa herë ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi ngritur shqetësime për zvarritjen e punimeve në projekte të ndryshme në komunën tonë. E të njëjtin shqetësim së fundi e ka paraqitur edhe zyra e Auditorit ne raportin e saj për vitin 2018 në komunën e Podujevës. Ne atë raport përmendet projekti i ujësjellësit ‘Vrella’, në vlerë prej 331,336 € punimet e së cilit kanë nisur 10 vite më parë ndërsa ende nuk kanë përfunduar kjo duhet të merret më shume shqetësim. Banorët e 7 fshatrave tash e 10 vite kanë dhënë para për të rregulluar problemin e furnizimit me ujë të pijshëm por ende duhet të bëjnë zgjidhje vet ndërsa paratë janë ngrirë duke u përcjellë kështu prej vitit në vit”, ka shkruar Muçolli në një reagim në Facebook.
Ai po ashtu ka përmendur fshatrat që aknë kontribuar financiarisht, ndërsa sipas tij, sot përballen me probleme të furnizimit me ujë.
“Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu duhet që këtë çështje ta marrë me urgjencë pasi ka lënë pa ujësjellës qindra familje në Metehi, Zakut, Dobërdol, Kërpimeh, Pakashticë të Epërme, Pakashticë të Poshtme dhe Revuçë edhe pse ato kanë paguar për këtë projekt. Udhëheqja e Komunës së Podujevës duhet të japë llogari për këtë keqmenaxhim”, ka përfunduar shkrimin ai./Llapi.info