Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka bërë një njoftim për banorët që jetojnë në bllokun banesor, shkruan Llapi.info.
Në këtë njoftim, kjo drejtori ka kërkuar nga banorët që të bëjnë kërkesë pranë drejtorisë përkatëse për t’u pajisur me kartelë për shfrytëzimin e parkingut.
Sipas njoftimit, kjo kërkesë duhet të bëhet nga data 17/08/2022 – deri më 27/08/2022.
Më poshtë njoftimi i plotë, ku tregon se për cilët banorë të banesave vlen ky njoftim: