Meqenëse jemi në prag të 19 qershorit – 24 vjetorit të çlirimit të komunës sonë, ftohen të gjitha bizneset në qytet dhe fshatra të bëjnë vendosjen e flamujve kombëtar apo shtetëror pranë lokalit të tyre.

Komuna e Podujevës e ka dekoruar hapësirën e sheshit duke vendosur flamujt shtetëror dhe kombëtar, andaj kërkojmë edhe nga bizneset të vendosin flamujt pranë biznesit të tyre dhe kështu bashkërisht ta madhështojmë këtë festë si një prej ngjarjeve më kulminante të historisë së komunës sonë.

18.06.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim