Komuna e Podujevës ka parashikuar t’i shpenzojë 42 mijë euro për sigurimin e automjeteve zyrtare komunale, raporton Llapi.info
Sigurimi, sipas një njoftimi për kontratë me titull “Sigurimi i automjeteve zyrtare të institucioneve komunale” përfshinë të gjitha pjesët dhe opsionet.
Sipas këtij njoftimi për tenderë, sasia e kontratës është 44 automjete zyrtare komunale, ndërkaq afati i fundit për pranimin e tenderëve është deri më 11 qershor 2019.
Ndërkohë, nëpër seanca të ndryshme të Kuvendit Komunal ekzekutivi është kritikuar nga opozita për shpenzime të shumta për derivate, regjistrim dhe sigurim të automjeteve./Llapi.info