Për dallim nga viti i kaluar ku komuna e Podujevës nuk kishte ndarë asnjë cent për dekorimin e qytetit nën preteksin se me ato para do t’u ndihmonte të varfërve, këtë vit komuna ka ndarë 9.777 euro për dekorim të qytetit për festat e fundvitit.

Sipas zyrës për informim, për dekorimin e qytetit kanë aplikuar tri kompani prej të cilave, kompania “Anea” sipas tyre ka qenë me ofërtën më të mirë.

Kompania “Anea” pritet që të dekoroi qendrën e qytetit, sheshin e qytetit si dhe rrugën “Xhemajl Mustafa” deri tek rrethi për Kirpimeh.

Komuna ka bërë të ditur se pas përfundimit të festive, deri më 10 janar 2017, kompania kontraktuese detyrohet që t’i largoi prap dritat e vendosura.

Sot ka filluar dekorimi i qytetit të Podujevës ndërsa pritet që për 5 ditet e ardhshme të përfundoi./Llapi.info

15515713_10211001830902990_966718476_o

15540526_10211001830862989_751233500_o

15537020_10211001830982992_1826086149_o