Komuna e Podujevës ka marrë vendim për ndarjen e dy mijë euro për shërimin e Rina Latifit.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës, Shpejtim Bulliqi.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për ta ndihmuar Rinën.
Shkrimi i tij i plotë;
Me vendim të veçantë si Kryetar Komune dje kam ndarë 2 mijë euro për Rina Latifin, e cila vitin e kaluar ka pësuar një aksident të rëndë trafiku dhe si pasojë e këtij aksidenti ka lëndime të rënda trupore, ku për 5 muaj ka qenë në gjendje kome. Gjatë kësaj periudhe ajo ka humbur edhe fëmijën e saj.
Për vazhdimin e tretmanit mjekësor i duhet trajtimi më i thellë në një nga spitalet në Turqi, por për familjen kostoja e shpenzimeve të spitalit është e papërballueshme andaj ka nevojë për ndihmën e secilit.
Ju lus që të kontribuoni me aq sa keni mundësi!
Llogaria bankare e babait (Tafil Latifi) në TEB bank:
IBAN: XK05 2035000090222032
Swift Code: TEBKXKPR
Wester Union, Moneygram dhe Ria dergoni te:
Tafil Latifi (babai) +38344319786
Besim Latifi (vëllau) +38344518581