Komuna e Podujevës, pas procedurave të prokurimit në Gërdoc dhe Sfecël, ka hapur tenderë edhe për asfaltim rrugësh në fshatra tjera, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, Drejtoria e Urbanizmit në Podujevë ka ndarë mbi 170 mijë euro për asfaltim rrugës në fshatin Llapashticë.

Ndërkaq, 120 mijë euro janë ndarë për asfaltim rrugësh fshatrat Orllan – Brainë-Turuqicë-Herticë-Barainë.

“Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 08.06.2022 koha 13:00:00/14:00:00 vendi Platforma Elektronike”, thuhet në njoftimin për të dy tenderët./Llapi.info