Përderisa Komuna e Podujevës ka realizuar disa projekte në asfaltimin e rrugëve nëpër qytet, tashmë janë bërë përgatitjet për rregullime rrugësh edhe në fshatra, shkruan Llapi.info.
E për këtë, Komuna ka ndarë ka rreth 140 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatin Mirofc.
Në njoftimin e dhënë për kontratë thuhet se vlera e përgjithshme për asfaltimin e rrugëve në këtë fshat është 139. 903, 68 euro.
Sipas kontratës, kompania e cila ka fituar këtë tender me këtë çmim është “NNSH VAAKAL”. /Llapi.info