Komuna e Podujevës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e një ure mbi lumin Llap në fshatin Lupç të Poshtëm, njofton Llapi.info
Në një njoftim për kontratë nga kjo komunë, bëhet e ditur se kjo urë do të ndërtohet mbi lumin Llap, (rruga Lupç – Majac).
Kjo punë për ndërtim i është besuar operatorit ekonomik ”Konstruktori Ing.1969″.
Sipas njoftimit, vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar me këtë kontratë është 87 mijë e 390 euro e një cent.
Ndryshe, banorët e asaj janë ankuar vazhdimisht për urën tejet në gjendje të rëndë, urë kjo që shfrytëzohet nga banorët e tri fshatrave: Lupç i Poshtëm, Majac dhe Lupç i Epërm./Llapi.info