Në një ceremoni të mbajtur në Budva, përfaqësues nga 9 shtete morën pjesë në ndarjen e çmimeve ndërkombëtare, ku Komuna e Podujevës u nderua me çmimin “GLOBALLOCAL”.

Ky çmim vlerëson përpjekjet e komunës për krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Me projekte si Zona Industriale dhe mbështetjen për gratë në biznes, Podujeva po fuqizon ekonominë e saj lokale.

Faleminderit qytetarëve dhe bizneseve për bashkëpunimin dhe besimin!

Postimi i plote:

Jemi duke qëndruar në Budva të Malit të Zi me ftesë zyrtare, me pjesëmarrje nga përfaqësues të 9 shteteve, këtu në emër të Komunës së Podujevës kam pranuar çmimin dhe mirënjohjen ndërkombëtare “GLOBALLOCAL” për komunitetet dhe institucionet më të mira që krijojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e sipërmarrjes në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Ky vlerësim është dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të ndërtuar një ekonomi lokale të qëndrueshme dhe konkurruese. Me projekte si Zona Industriale, subvencione për bizneset vendore dhe mbështetje për gratë në biznes e startup-et, po krijojmë mundësi të reja dhe po fuqizojmë ekonominë e Podujevës.

Ky çmim na nderon dhe na motivon të vazhdojmë me përkushtim për të përmirësuar më tej kushtet për sipërmarrje dhe për të hapur rrugë të reja për zhvillim ekonomik.

Faleminderit qytetarëve dhe bizneseve të Podujevës për besimin dhe bashkëpunimin! Ky çmim është suksesi i përbashkët i të gjithëve!