Në takimin e mbajtur ditë më parë mes Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, është analizuar gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës.
Për gjendjen e sigurisë në tremujorin e fundit ka raportuar togerja Valbona Blakçori – zv/komandante e Stacionit Policor në Podujevë, e cila gjendjen e sigurisë në komunë e vlerësoi stabile dhe me rënie të veprave kriminale krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa, përfaqësuesi i KFOR-it e ka vlerësuar Komunën e Podujevës si një ndër rajonet më të qeta në Kosovë.
Kryetari Veliu ka thënë se e gëzon fakti që në komunën e Podujevës ka rënie të veprave kriminale, për çka i falënderoi qytetarët dhe strukturat përgjegjëse të sigurisë./Llapi.info