Trajnimi praktik “Praktikat e mira të krasitjes së mollës” do të mbahet të premtën me 26 shkurt 2016, nga ora 13:00, në fshatin Obrançë të Podujevës tek fermeri Muhamet Kopalla.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Podujevës përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, përcjell Llapi.info.

Ky trajnim organizohet nga Komuna e Podujevës në bashkëpunim me Programin e USAID-it AGRO.

Gjatë këtijë trajnimi përpos krasitjes së mollës do të mësohen edhe krasitjet e pemëve të tjera, ndërsa të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë për krasitjen e pemëve.

Trajner i kësaj praktike do të jetë Vahid Avdiu i cili është Ekspert i Pemtarisë. /Llapi.info