Ani pse shumë banorë të Podujevës kanë mbetur tërësisht të bllokuar nga reshjet e borës dhe orteqët e krijuar, komuna e Podujevës nuk ka asnjë numër telefonik në dispozicion për  rastet emergjente për familjet të cilat janë të bllokuara dhe u nevojitet ndihmë, shkruan Llapi.info.

Shumë qytetarë kanë dërguar një sërë video dhe foto nga lagjet e tyre ku kanë mbetur të bllokuar dhe janë ankuar për mos mirëmbajtjen e rrugëve pasi që sipas tyre asnjë paisje nga komuna nuk ka shkuar për tu dalur në ndihmë.

Ndërsa nga ana e komunës, zyra për informim ka njoftuar se pririoritet për hapjen e rrugëve janë insituticoniet shëndetësore dhe rastet emergjente.