Foto: Llapi.info

Komuna Podujevës është përfituese e një granti prej 136, 651 euro nga projekti i DEMOS, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL, njofton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një statusi në rrjetin social facebook.

Sipas tij, mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në fushat prioritare.

“Të nderuar qytetarë,
Komuna e Podujevës falë performancës së mirë, është përfituese e një granti në vlerë prej 136,651 euro nga projekti i DEMOS, i cili është financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe MAPL.
Mjetet e këtij granti do të përdoren për investime kapitale në fushat prioritare, në përputhje me planet e komunës, me qëllim të përmirësimit të performancës.” ka shkruar Veliu./Llapi.info