Drejtoria e Arsimit e Komunës së Podujevës ka publikuar konkursin për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik / shkollor 2015 – 2016.
Sipas publikimit të kësaj drejtorie në web-faqen zyrtare të komunës, afati për konkurim do të jetë i hapur 15 ditë pas publikimit të konkursit, transmeton llapi.info.
Gjithashtu, kriteret që duhet përmbushur nga studentët dhe nxënësitë për të aplikuar për bursa bëhen të ditura në këtë publikim.
Ja dhe konkursi i plotë :
DREJTORIA E ARSIMIT
Nr. 05 – 02
Podujevë,
14 janar 2016
Në mbështetje të nenit 17 pika s të Ligjit për vetëqeverisjen lokale nr. 03/L-040, nenit 19 pika s të Statutit të Komunës dhe nenit 14 paragrafi 2 të Rregullores për caktimin e kritereve për ndarje të mjeteve buxhetore nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere nr. 01/111 – 400, Drejtoria e Arsimit, publikon :
KONKURS
për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik / shkollor 2015 – 2016
Kriteret e përgjithshme
Përfitues të bursave mund të jenë :
• Vetëm studentët e rregullt – viti i dytë ( II ) e tutje të regjistruar në fakultetet e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, duke përjashtuar studentët në studimet pasuniversitare – master dhe doktoratë
• Studentët përfitues të bursave universitare nga UP ose nga ndonjë organizatë tjetër qeveritare apo joqeveritare nuk do të mund përfitojnë bursën komunale pavarësisht plotësimit të kushteve të tjera të cekura më poshtë.
• Studentët duhet ta kenë të regjistruar vitin akademik për të cilin jepet bursa
• Studentët duhet të mos jenë përsëritës të vitit akademik
• Nxënësit e dalluar dhe talentë nga ndonjë fushë
• Të jenë banor të komunës së Podujevës
Kriteret e veçanta
• Studentët të cilët studiojnë në drejtimet deficitare;
Studentët të cilët kanë notë mesatare :
mbi 9.00 vlerësohen me 25 pikë
mbi 8.00 vlerësohen me 20 pikë
mbi 7.00 vlerësohen me 15 pikë
mbi 6.00 vlerësohen me 10 pikë
• Studentët dhe nxënësit në gjendje të vështirë ekonomike – shfrytëzues të asistencës sociale dhe ata me nevoja të veçanta vlerësohen me 20 pikë
• Studentët që studiojnë së bashku me një anëtar tjetër nga e njëjta familje vlerësohet me 15 pikë
• Studentët dhe nxënësit që nuk i kanë prindërit në jetë vlerësohen me 10 pikë ( të dëshmohet me dokument adekuat)
• Studentët dhe nxënësit me aftësi të kufizuara vlerësohen me 10 pikë
Dokumentet e nevojshme për aplikim :
• Vërtetimin se studenti ka të regjistruar vitin akademik 2015 -2016
• Certifikata e notave – forma origjinale për studentë, ndërsa dëftesa për nxënës
• Certifikata mbi vendbanimin e përhershëm
• Kopja e letërnjoftimit
• Vërtetim për shfrytëzimin e ndihmës sociale të lëshuar nga Qendra për punë sociale në Podujevë (kjo vlen për shfrytëzuesit që aktualisht marrin ndihmë sociale).
Vini re
Dokumentet dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës – zyra nr. 14, në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës, në mediat e shkruara dhe në ueb-faqen e Komunës http://kk.rks-gov.net/podujeve
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga buxheti i Drejtorisë për Arsim dhe nga numri i atyre që i plotësojnë kushtet për përfitimin e bursës.
Dokumentet e dorëzuara pas afatit zyrtar nuk do të shqyrtohen.
Drejtori
Avni Maloku