Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës sot ka shpallur konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme për vitin akademik 2018-2019, raporton Llapi.info.
Sipas konkursit të lëshuar nga kjo drejtori, përfitues të këtyre bursave do të jenë të gjithë ata nxënës e studentë që janë banorë të komunës së Podujevës, dhe të cilët përmbushin kriteret e përgjithshme.
Dokumentet sipas njoftimit dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë në objektin e Komunës në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit në tabelën e shpalljeve të objektit të Komunës./Llapi.info