Zyra e Personelit në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurs për plotësimin e tri vendeve të lira të punës. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të komunës në rrjetin social “Facebook”, përcjell Llapi.info.

Në konkursin që ka shpallur sot, Komuna e Podujevës kërkon një Zyrtar për Hipoteka, një Inspektor i mbrojtjes së mjedisit dhe një Zyrtar për shërbime me qytetar.

Përshkrimi i detyrave të punës si dhe kushtet që duhet të plotësoj një kandidatë për njërën nga këto pozita, mund t’i gjeni këtu.