Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Podujevës ka shpallur ftesë publike për aplikim në projektin “Përkrahja me shoqëri bletësh”.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës në rrjetin social Facebook, përcjell Llapi.info.

Përmes këtij postimi bëhen të ditura kushtet që duhet plotësuar për aplikim të cilat janë:
Të jetë banorë i komunës së Podujevës (kopja e letër njoftimit); vërtetim nga Shoqata e bletarëve për numrin e shoqërive të bletëve; fleta poseduese (së paku 1 ari tokë); vërtetimi i tatimit në pronë.

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më datën 22.04.2016, në orën 16:00./Llapi.info

ftese publike