Drekat zyrtare të organizuara nga komunarët e Podujevës, gjatë periudhës janar – qershor kanë arritur vlerën e 2 mije e 717 euro.

Sipas raportit financiar gjashtëmujor, gjatë vitit 2014 vlera e shumës së shpenzuar për dreka të tilla ka qenë 837 euro, ku nëse e krahasojmë me shpenzimet e këtij viti, vërehet se kjo shumë këtë vit është rritur për 224.52 %.

Sipas këtij raporti shpenzimet e buxhetit për periudhën janar-qershor kanë arritur shumën e 7.126.403 euro, ku nëse e bëjmë një krahasim të shpenzimeve të kësaj periudhe me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, vërejmë se kemi rritje të shpenzimeve për 1.34%, gjë të cilën e kishte konfirmuar edhe Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Isuf Latifi në mbledhjen e kuvendit komunal ku ishte miratuar raporti financiar i komunës së Podujevës për periudhën janar – qershor 2015./Llapi.info