Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë sot shpërndarjen e 100 motokultivatorëve për fermerët llapjanë, transmeton Llapi.info.
Me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve, kryetari i Komunës, AgimVeliu, ka uruar fermerët përfitues të këtij subvencioni nga Komuna e Podujevës dhe ka premtuar përkrahje të vazhdueshme për këtë sektor.
“Ne po vazhdojmë me projekte për fermerët tanë, duke i subvencionuar në forma të ndryshme. Sot shpërndamë 100 motokultivatorë me pajisje përcjellëse, që do t’ua lehtësojnë fermerëve tanë punët në bujqësi, veçmas në perimkulturë dhe pemëtari”, tha kryetari Veliu.
Kryetari Veliu gjithashtu tha se Komuna do të vazhdojë me subvencionimin e projekteve të ndryshme, të cilat ndihmojnë në punën bujqve dhe ngritjen e sasisë dhe cilësisë së prodhimtarisë së tyre.
Në kuadër të projekteve për subvencione nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, përveç 100 motokultivatorëve, fermerëve llapjanë sivjet u janë shpërndarë edhe 100 serra dhe 1,000 shoqëri bletësh./Llapi.info