Në disa shkolla të Komunës së Podujevës mësimi është ndërprerë menjëherë disa ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, shkruan Llapi.info.
Përkundër që në disa komuna tjera mësimi ka kaluar në online për shkak të rasteve pozitive, në Podujevë mbyllja e shkollave ka tjetër arsye.
Pas më shumë se 6 muajsh, tani Komuna e Podujevës ka zgjedhur që t’i ngjyrosë disa shkolla, për çka edhe është ndërprerë mësimi.
Fatin e tillë e ka edhe shkolla “Eçrem Çabej” në fshatin Buricë të kësaj komune. Për këtë, disa prindër janë shprehur të indinjuar me faktin se në këtë kohë ka nisur puna në këtë objekt, ndërkohë që edhe fëmijët kanë ngelur në shtëpi. Ata për Llapi.info kanë treguar se mësimi nuk pritet të nis deri të hënën.
Ndërkohë, përveç kësaj, edhe shkolla “Lasgush Poradeci” në fshatin Dumnicë. Edhe atje ka nisur të ngjyroset objekti shkollor, derisa prindërit e nxënësve të shkollës në Dumnicë të Podujevës janë të shqetësuar e të nervozuar me udhëheqësit e arsimit./Llapi.info