Komuna e Podujevës njofton qytetarët e Podujevës se të mërkurën më 23 mars 2016 në orën 10:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Podujevë mbahet debat me qytetarë ku do të debatohet për Propozim Rregulloren për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, përcjell Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunës së Podujevës në rrjetin social Facebook ku ndër të tjera thuhet se:
“Debati me qytetarë mbahet në bazë të vendimit të Kuvendit të Komunës së Podujevës, në mbledhjen e mbajtur më 02 mars 2016, për vënien në diskutim publik të Propozim Rregullores për mbrojtjen e të miturve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, e cila është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Komunës.”
Sipas këtij njoftimi do të jetë në interes që të pjesë pronarët e objekteve hoteliere (restoranteve dhe kafiterive); lokaleve të lojërave të fatit, internet kafiterive dhe lokaleve të tjera ku ndalohet hyrja-qasja për të mitur./Llapi.info.