Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Podujevës ka shpallur ftesë publike për aplikim në projektin për përkrahjen e fermerëve për ujitjen e sipërfaqeve bujqësore të mbjellura me mjedërr dhe boronicë, transmeton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Komunë së Podujevës në rrjetin social Facebook.
“Do të përkrahen kulturat e lartcekura me vetëfinancim në sipërfaqe prej 0.50 ha, e që nuk janë përfitues të subvencioneve.” thuhet ndër të tjera në këtë ftesë publike të Komunës së Podujevës.
Për të mësur për kriteret e përgjithshme për aplikim si dhe detaje tjera po ju sjellim të plotë këtë ftesë.