Kuvendi Komunal i Podujevës ka miraturuar dje Rregulloren për mbrojtjen e të miturëve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, njofton Llapi.info

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Agron Hyseni, ka thënë se propozim-rregullorja është publikuar në ë\web faqën zyrtare të komunës. “Diskutimi ka zgjatur 30 ditë përkatësisht nga data 2 mars deri më 2 prill, kurse debati me qytetarë është mbajtur me 23 mars në sallën e Kuvendit Komunal. Gjatë diskutimit nuk është paraqitur ndonjë propozim konkret, vërejtje apo plotësim”, ka thënë Hyseni, përcjell Llapi.info

Grupi Parlamentar i LDK-së e ka përkrahur këtë rregullore. Rregulloren për mbrojtjen e të miturëve nga dukuritë që dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre e kanë mbështetur edhe këshilltarët opozitar.

Shefi i kështilltarëve të GP të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se kjo është një rregullore e mirë për fëmijët dhe se duhet t’i mbështesim drejtorët e shkollave që fëmijët të mos pësojnë nga dukuritë e drogës, apo dukuritë e tjera negative.

Kurse, Shefi i këshilltarëve të GP të LVV-së, Haki Rudari, tha se kjo rregullore është e mirë, por më e mira e së mirës është implementimi i saj. Ai kërkoi përcjelljen e implementimit të kësaj rregulloreje./Llapi.info