Komuna e Podujevës, gjegjësisht Zyra e Personelit ka shpallur konkurs për dy vende të lira pune në Drejtorinë e Arsimit, njofton Llapi.info.
Një Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Ulët dhe një Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë janë pozitat për të cilat komuna ka publikuar konkursin në faqën zyrtare të komunës në Facebook, përcjell Llapi.info.
Ky është konkursi i plotë i publikuar nga Komuna e Podujevës:
ZYRA E PERSONELIT
Nr.13-111- 40468
Podujevë,
Më:17.05.2016
Bazuar në Ligjin e Shërbimit Civil të Kosovës nr. 03/L – 149 të nenit 11 pika 1, si dhe të Urdhëresës Administrative për procedurat e rekrutimit Udhëheqësi i Personelit mori vendim të shpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
I.DREJTORIA E ARSIMIT
POZITA : Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Ulët – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI : 6
LLOJI I POZITËS : I karrierës
ORARI I PUNËS : 40 orë në javë
MBIKËQYRËSI : Udhëheqësi i Sektorit dhe Drejtori
Përshkrimi i detyrave të punës:
-Planifikon aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit arsimor në insitutucionet arsimore në komunë,
-Identifikon nevojave te Institucioneve arsimore në komunë,
-Siguron përfshirjen e të gjithë fëmijëve në institucionet e arsimit,
-Zbaton politikat e MASHT-it dhe DA në institucionet e arsimit të komunës
-Përgatit propozimrregulloret për funksionimin e shkollave në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillore dhe të Mesëm,
-Mbledh të dhënat për shkollat e niveleve përkatëse,
-Propozon masa të ndryshme për avancimin e arsimit të përgjithshëm, profesional dhe atij me nevoja te veçanta në komune,
-Bashkëpunon me MASHT-in me qëllim të kontrollit dhe vlerësimit të institucioneve përkatëse të arsimit në komune,
-Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të sektorit për zhvillimin e arsimit,
Kualifikimi i kërkuar
-Master i Pedagogjisë ose Diplomë Universitare të ndonjë profili arsimor
Përvoja
-Së paku 2(dy) vite përvojë pune
Aftësia gjuhësore
-Njohja e gjuhës shqipe dhe serbe
II.DREJTORIA E ARSIMIT
POZITA : Zyrtar për Arsimin e Mesëm të Lartë – një (1) ekzekutues
KOEFICIENTI : 6
LLOJI I POZITËS : I karrierës
ORARI I PUNËS : 40 orë në javë
MBIKËQYRËSI : Udhëheqësi i Sektorit dhe Drejtori
Përshkrimi i detyrave të punës:
-Planifikon aktivitete që kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit arsimor në insitutucionet arsimore në komunë,
-Identifikon nevojave te Institucioneve arsimore në komunë,
-Siguron përfshirjen e të gjithë fëmijëve në institucionet e arsimit,
-Zbaton politikat e MASHT-it dhe DA në institucionet e arsimit të komunës
-Përgatit propozimrregulloret për funksionimin e shkollave në përputhje me Ligjin për Arsimin Fillor dhe të Mesëm,
-Mbledh të dhënat për shkollat e niveleve përkatëse,
-Propozon masa të ndryshme për avancimin e arsimit të përgjithshëm, profesional dhe atij me nevoja te veçanta në komune,
-Bashkëpunon me MASHT-in me qëllim të kontrollit dhe vlerësimit të institucioneve përkatëse të arsimit në komune,
-Për punën e tij/saj i përgjigjet shefit të sektorit për zhvillimin e arsimit,
Kualifikimi i kërkuar
-Master i Pedagogjisë ose Diplomë Universitare të ndonjë profili arsimor
Përvoja
-Së paku 2(dy) vite përvojë pune
Aftësia gjuhësore
-Njohja e gjuhës shqipe dhe serbe
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDITATËT
Administrata e Kuvendit të Komunës ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen intervistimit .
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik dhe në tabelën e shpalljeve.
Fletëaplikacionet merren në Qendrën e shërbimit për qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës.
Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e shërbimit për qytetarë .
Kërkesat e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk do të merren në shqyrtim
Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Zyrën e personelit, në këtë numër të telefonit 038/ 570 – 732 / lok .126.
Udhëheqësi i Personelit