Komuna e Podujevës ka shpërndarë sot nga një lopë qumështore të racës ‘Hollshtajn’ për 46 fermerë, përfitues të këtij subvencioni, njofton kumtesa komunale, trasnmeton Llapi.info.

Në kuadër të mbështetjes së sektorit të blegtorisë, Komuna e Podujevës -Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural (DPBZHR) ka shpërndarë 46 lopë qumështore të racës “Hollshtajn” për blegtorët llapjanë.

Gjatë shpërndarjes së lopëve ishte e pranishme nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu dhe drejtori i DPZHR, Vigan Salihu. Nënkryetarja Lahu ka uruar blegtorët përfitues dhe ka premtuar vazhdimin e përkrahjes për bujqit llapjanë edhe në sektorë të tjerë.

Ky subvencionim për blegtorë është realizuar në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit të Komunës së Podujevës me organizatën OJQ “Mëshqerra”./Llapi.info