Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar sot edhe 353 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.642 mostrave, raporton Llapi.info.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes, duke bërë kështu që numri i viktimave të arrijë në 1.410.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë konfirmuar tetë raste pozitive me virusin korona. 3 prej tyre janë nga Siboci i Epër, dhe me një rast në qytet, Bellopojë, Bradash, Revuçë dhe Shajkoc.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 5.172./Llapi.info