Anëtari i kryesisë së NISMA-s, Bilall Sherifi thotë se zgjidhja e situatës për presidentin e ri është në dorën e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Ai për Gazeta Blic thotë se është detyrë e këtyre tri partive që të ulen dhe të tregojnë se çka po duan.

Sipas Sherifit nuk po tregohet gatishmëri që me u gjetë zgjidhje, e tani gjasat janë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje.

“Kjo është në duar të LDK-së si partia më e madhe e mazhorancës, në duar të PDK-së si partia më e madhe e opozitës, e cila ka treguar gatishmëri për të biseduar për të nxjerrë vendin nga ky qorrsokak që mos me shku vendi në zgjedhje dhe në duar të AAK-së e cila insistion në postin e presidentit. Mendoj që këto tria e kanë për detyrë me u ulë dhe me tregu se çka po dojnë. Siç po shihet, siç e tha edhe zotri Mustafa sot, nuk është që u tregua ndonjë gatishmëri që me iu dhanë zgjidhja kësaj pune, kështu që gjasat janë që vendi me shku në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve me provu me zgjedhë pastaj president, qeveri e kryeparlamentar“, deklaroi Sherifi për Gazeta Blic.

Kur u pyet se a është e gatshme NISMA për zgjedhje të reja, Sherifi thotë se pavarësisht arsyes së zgjedhjeve, partitë duhet gjithmonë të jenë të gatshme për zgjedhje.

“Çdo parti politike duhet me qenë e gatshme për zgjedhje. Pa marrë parasysh arsyet për çka shkon vendi në zgjedhje. Çoftë për shkak se ka ardhë koha e rregullt për zgjedhje, çoftë për rrëzimin e Qeverisë apo edhe pa aftësisë së Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. Çka do çoftë arsyeja, partitë duhet të jenë të gatshme për zgjedhje”, thotë Sherifi