Në Qendrën Emergjente të Podujevës është trajtuar një rast, që po dyshohet se është me COVID-19, raporton Llapi.info.

I njëjti është nisur për Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Këtë për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

“Po, një pacient është nisur nga këtu për në QKUK – Klinikën Infektive. Ai dyshohet se ka pasur shenja të virusit korona, si vështirësi në frymëmarrje dhe kollë”, kanë thënë nga Emergjenca për Llapi.info.

Siç mëson Llapi.info, pacienti me nënshtetësi italiane ka ardhur në Kosovë më 8 mars.

Zyrtarisht është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në tre./Llapi.info