Sektori i Pylltarisë i Komunës së Podujevës me asistencë edhe të Policisë së Kosovës ka zhvilluar aksion për parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

Në këtë aksion vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfiskuar mbi 37 m3, si dhe për prerësit ilegal të pyjeve janë shqiptuar gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në koordinim me Policinë e Kosovës kanë rënë dakord për ndërmarrjen e shpeshtë të aksioneve të tilla, që kanë për qëllim parandalimin e prerjeve ilegale të pyjeve.

I ftojmë qytetarët për bashkëpunim me institucionet tona, duke i raportuar rastet e prerjeve ilegale të pyjeve.

21.09.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim