Gjatë një kontrolli nga Policia në shtëpin e një të dyshuari në fshtatin Dumosh,  janë sekuestruar armëmbajtje pa leje  dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm , një gëzhoje dhe dy brusha metalike që shërbejne për pastrim të armëve, raporton llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Policia përmes një kumtese për media.

Fsh. Dumosh, Podujevë 06.10.2017-14:20.”Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, një pistoletë me tre karikatorë dhe 40 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një gëzhojë dhe dy brusha metalike për pastrim të armëve. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.