Një pushkë gjysmë automatike dhe 12 fishekë janë konfiskuar dje në ora 10:30 në fshatin Dumnicë e Ulët në Podujevë, njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, konfiskimi i këtyre armëve ka ardhur pasi me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë dhe objektet përcjellëse të disa personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 12 fishekë.

Policia njofton se një person është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info