Policia e Kosovës përmes raportit 24- orësh ka bërë të ditur se njësitë policore kanë shoqëruar në stacion tetë të dyshuar meshkuj që kishin mosmarrëveshje mes vete, raporton Llapi.info
Nga ky aksion i policisë në rrugën “28 Nëntori” në Podujevë, janë konfiskuar në shtëpitë e tyre një armë zjarri AK-47 dhe dhjetë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Të dyshuarit janë liruar me urdhër të prokurorit, dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë, transmeton Llapi.info