Të martën në rrugën “Lidhja e Tiranës” në Viti, pas një pune operative të zhvilluar nga policia, me urdhrin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari.
Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar: 14 (katërmbëdhjetë) paketime me cigare, të mbushur me nga 50 (pesëdhjetë) kuti me nga 10 (dhjetë) pako cigare, afërsisht në vlerë 10.000 (dhjetëmijë) euro, njofton Policia e Kosovës.
Malli i konfiskuar i është dorëzuar për hetime Doganës së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është liruar, ndërsa rasti mbetet të hetohet.