Dy vetura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dje në Podujevë për shkak të shmangies së taksave doganore, njofton Llapi.info.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se dje në fshatin Dumnicë në ora 13:40 gjatë një pike kontrolli të veturave është ndaluar i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte veturën e tij duke mos kryer obligimet doganore. Me vendim të prokurorit vetura i është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa, konfiskimi i veturës tjetër ka ndodhur në fshatin Bajqinë në ora 15:40 për të njëjtat motive. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info