Tre persona të dyshuar, dy meshkuj K/Shqiptar dhe një Shtetas i Shqipërisë janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në fshatin Sekirançë të Podujevës. Arrestimi i këtyre personave është bërë pas bastisjes së shtëpive dhe pronave të të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 41 kg e 908 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit ,, Marihuanë”, 2.717 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6.495 euro para të gatshme, tri vetura të dyshuara, një pushkë gjuetie dhe gjashtë telefona të ndryshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh, përcjell Llapi.info

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh. Sekiraçë, Podujevë (NN) 18.12.2015-10:30. Njësiti i Drejtoris per Hetimin e Trafikimit me Narkotik pas një pune hetimore të suksesshme, me date 18.12.2015, ka realizuar nje operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar, dy meshkuj K/Shqiptar dhe një Shtetas i Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 41 kg e 908 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit ,, Marihuanë”, 2.717 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, 6.495 euro para të gatshme, tri vetura të dyshuara,një pushkë gjuetie dhe gjashtë telefona të ndryshëm. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit jane dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info