Një konfiskim i armës ka ndodhur dje në fshatin Metehi të Podujevës.

Konfiskimi ka ndodhur pas të shtënave në një aheng familjar.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Metehi, Podujevë / 07.08.2024-21:20. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar,  nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.