Dje në Podujevë në rrugën “Zahir Pajaziti” është arrestuar një i dyshuar pasi gjatë një kontrolle i është gjetur dhe konfiskuar nëntë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 10.5 gram, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë bastisja dhe kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit me ç’ rast është gjetur edhe një qese e vogël e mbushur me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 0.9 gramë, 11 qese të najlonit të zbrazura si dhe një komplet letra “rizla”.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Llapi.info