Policia e Kosovës njofton në raportin 24-orësh se mbrëmë në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar në ora 23:50 njësiti policor në hyrje të RKS-së ka ndaluar veturën Shkoda Octavia pronë e një mashkulli shtetas i Serbisë, ndërsa të njëjtën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull K-Serb me autorizim nga pronari.
Gjatë kontrollit është vërejtur se e njëjta veturë është regjistruar në sistemin BMS, si e kërkuar pasi që dyshohet se për të njëjtin automjet është falsifikuar libreza e automjetit.
“Vetura dhe dokumenti i dyshuar janë konfiskuar ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info