Konflikti në Gaza ka hyrë në ditën e shtatë derisa sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën katër palestinezë, në orët e para të së dielës.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, sulmet ajrore kanë lënduar disa persona, dhe kanë rrafshuar të paktën dy ndërtesa banimi.
Shtëpia e shefit të Hamasit në Gaza, Yehya al-Sinwar, ishte gjithashtu në shënjestër.
Në Tel Aviv të Izraelit, njerëzit ikën drejt strehimoreve të bombave pasi sirenat paralajmëruan për sulme, dhe ushtria izraelite nisi sistemin e saj të mbrojtjes ajrore “Kupola e Hekurt”, për të ndaluar raktetat e Hamasit.
Përshkallëzimi vjen disa orë pasi raketat izraelite goditën një kamp refugjatësh, duke vrarë të paktën 10 palestinezë, përfshirë tetë fëmijë – dhe rrëzoi një ndërtesë shumëkatshe që strehonte zyrat e organizatave mediatike.