Komisioni për qeverisje lokale, zhvillim rajonal dhe medie i Kuvendit të Kosovës, është konstituuar të martën, ku janë zgjedhur kryesuesi, dhe anëtarët e tij.
Kryetare e këtij Komisioni është Doarsa Kici – Xhelili, ndërsa nënkryetar Mergim Lushtaku.Kici – Xhelili, tregoi për fushëveprimin e këtij Komisioni.
“Ky Komision është funksional dhe shqyrton të gjitha punët e administratës, shqyrtimin e buxhetit të resorit përkatës, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit të fushëveprimit të tij. Komisioni bashkëpunon dhe kërkon raportim nga ministra e ish-ministra” ka thënë Kici – Xhelili.
Ndërsa, Besnik Tahiri tha se ky komision do duhet të mbikëqyrte edhe ligjin për paga dhe reforma tjera.“Ky komision në të kaluarën e ka mbikëqyr edhe Administratën Publike që përfshin mbi 50 mijë punonjës, andaj ky komision do të duhej të mbikëqyrë edhe ligjin për paga e reforma tjera”, tha Tahiri.
Përbërja e komisionit:
Kryesuese, Doarsa Kici Xhelili
Nënkryetari , Mergim Lushtaku
Anëtarët e Komisonit:
Besnik Tahiri
Agim Veliu
Igor Simiq
Besim Muzaqi
Nijazi Isaku
Valon Ramadani
Fitim Haziri
Floretë Zejnullahu