Foto: Ilustrim

Policia e Podujevës thotë se ka konfiskuar një automjet dhe dy krerë lopë të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar, njofton Llapi.info.

Rasti është regjistruar si “kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me kafshë”.

“Policia ka gjetur një kombi me targa lokale në të cilin kishin qenë dy krerë lopë të cilat dyshohet që janë të kontrabanduar. Kafshët dhe automjeti janë konfiskuar”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info