Në pikë kalimin kufitar në Merdar raportohet se nga policia serbe janë sjellë tre meshkuj K/Shqiptarë, të cilët dyshohet se janë zënë duke e kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Siç njofton policia, të dyshuarit kanë deklaruar se një personi të panjohur i kishin paguar nga një shumë prej 80€ për ta kaluar kufirin në mënyrë ilegale.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info