Në fshatin Dumnicë të Podujevës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasiqë i njëjti në automjetin e tij kishte ngarkuar tre gjedhë-dema dhe tre të tjerë aty afër, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që kafshët të konfiskohen, ndërsa, i dyshuari pasi intervistimit lirohet, rasti shkon në procedurë të rregullt.